Muhammed Salah zgjidhet futbollisti i javës

Futbollisti egjiptian i Liverpool-it, Muhammed Salah është zgjedhur futbollisti i javës, pas ndeshjeve të çerekfinales së UEFA Ligës së Kampionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në anketën në ueb faqen e UEFA-s, futbollisti 25 vjeçar i cili shënoi një gol dhe një asist, në ndeshjen me Manchester City të cilën e fituan 3-0, u zgjodh futbollisti i javës me 57 për qind të votave të fituara.

Ndërsa Cristiano Ronaldo, i cili në ndeshjen me Juventus-in të cilën e fituan 3-0, shënoi dy gola, u zgjodh i dyti me 35 për qind të votave.

James Rodriguez i Bayern Munich 5 për qind, ndërsa Gerard Pique i Barcelonës fitoi 4 për qind të votave.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button