Aksident në Indi, 24 të vdekur

Të paktën 24 udhëtarë humbën jetën dhe mbi 40 të tjerë u plagosën si pasojë e përplasjes mes një treni të udhëtarëve dhe të një treni të mallrave dhe si pasojë e zjarrit që shpërtheu më pas. 
 
Rreth 70 udhëtarë janë shpëtuar nga vagoni i trenit të udhëtarëve, ndërsa nga 40 të lënduarit, të cilët janë dërguar në spital, 10 prej tyre janë në gjendje kritike, ka deklaruar shefi i policisë lokale, Charu Sinha.
 
Disa nga viktimat janë gra dhe fëmijë, por shumica janë punëtorë të ndërtimtarisë, të cilët kanë qenë duke udhëtuar për në qytetin Bangalore. /ibnlive

Lajme të ngjashme

Back to top button