Sulm ndaj një xhamie në Gjermani

Persona të panjohur kanë lyer me bojë xhamat e një pjese të xhamisë Mescid-i Aksa të Unionit Islam Turk (DITIB) në kryeqytetin gjerman Berlin, raporton Anadolu Agency (AA).

Mahmud Aydın, imami i xhamisë, për AA tha se incidentin e ka hasur në kohën kur ka ardhur në xhami për namazin e sabahut dhe se xhamat janë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe, gjelbër dhe të verdhë dhe mbi ta janë shkruar edhe shkrime.

Aydın tha se më pas policia ka ardhur në vendin e ngjarjes dhe ka marrë deklaratë, duke shtuar se sulmi mund të jetë kryer në mesnatë.

Ndryshe, shumë xhami, qendra kulturore dhe biznese turke kanë qenë shënjestër e sulmeve nga fillimi i vitit. Shumica e këtyre sulmeve janë marrë përsipër nga simpatizantë të organizatës PYD/PKK.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button