Gjuajtje me armë edhe në Shkup

Përveç se në Reçicë të Vogël, mbrëmë gjuajtje me armë ka pasur edhe në lagjen Karposh të Shkupit por pa pasoja me vdekje dhe lëndime trupore, njofton Portalb.mk.

“Mbrëmë, rreth orës 22:00 personi me iniciale D.P. në Stacionin Policor të Karposhit ka njoftuar se derisa ai ka lëvizur me veturën “Kia Sportazh” në bulevardin “Revolucioni i Tetorit”, nga parkingu i hotelit një person i panjohur ka gjuajtur në drejtim të veturës së tij, kurse me veturë tjetër ka ikur në drejtim të panjohur”, njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB).

Siç shkruan më tej në njoftimin e MPB-së, D.P. nuk ka qenë i lënduar por se vetëm ka pësuar dëme materiale. Punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Përndryshe, dje gjuajtje me armë ka pasur edhe në Reçicë të Vogël në Tetovë nga ku ka humur jetën një person dhe tre të tjerë janë lënduar.

Të shtëna me armë në Reçicë të Vogël-Tetovë, një i vdekur

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button