Si e bëri Hashim Thaçi të rëndësishëm Marko Gjuriçin?

Shumë persona mund të jetë kënaqur duke e parë shefin e zyrës serbe për Kosovën me duar të lidhura nëpër rrugët e kryeqytetit, por në aspektin diplomatik Kosova ka humbur. Kjo është thënë qartë dje nga zyrtarja e BE-së e cila theksoi se Gjuriçit i është rrezikuar jeta ndërkohë që diplomati amerikan Matthew Palmer i shkoi në zyrë për ta takuar enkas.

Edhe pse kjo zyrë dihet se është krijuar dhe funksionin i vetëm i saj është provokimi i Kosovës, arrestimi i Gjuriçit i ka bërë dëme Kosovës.

Dje zyrtarja e BE-së Angelina Eichorst e cila i dha një varg detyrash dhe kritikash autoriteteve të Kosovës ka thënë se Gjuriçit iu rrezikua jeta.

“Theks i veçantë i është dhënë dialogut të lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe ngjarjeve të fundit në Mitrovicë, me të cilat ishte vënë në rrezik siguria e kryenegociatorit të Serbisë dhe e shumë njerëzve që jetojnë dhe punojnë në veri” thuhet në njoftimin që është dërguar nga BE rreth bisedave të zyrtares europiane në Prishtinë.

E Gjuriç e ka gëzuar edhe vëmendjen e diplomatit amerikan Mattheë Palmer i cili sot do të qëndrojë në Prishtinë. Zakonisht, diplomatët amerikanë, kur vijnë në rajon, vizitën e nisin nga Prishtina. Por dje ka ndodhur e kundërta. Zëvendës ndihmësi i sekretarit të Shtetit, Matthew Palmer, ka shkuar së pari në Beograd. Përveç Presidentit dhe Kryeministres, ai e ka takuar enkas edhe një zyrtar të ulët, Marko Gjuriçin, i cili para dy javësh u arrestua dhe u soll i lidhur në Prishtinë. Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç, është takuar sot me ushtruesin e detyrës së zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit për Evropë dhe Evroazi, Matthew Palmer.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Qeveria serbe, Gjuriç e Palmer kanë biseduar “për dhunën kundër popullit serb dhe kundër përfaqësuesve të zgjedhur në mënyrë demokratike të serbëve në Kosovë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button