Pas aktgjykimit të djeshëm, reagon iniciativa “Drejtësi për Almirin”

Pas shpalljes së aktgjykimit për rastin e vdekjes së katërvjeçarit Almir Aliu, ka reaguar edhe iniciativa qytetare “Drejtësi për Almirin” nga e cila paralajmërojnë protesta të sërishme, njofton Portalb.mk.

“S’ka mbaru”, thonë nga “Drejtësi për Almirin”.

Këto janë kërkesat nga protesta e sotme për Almirin

Kujtojmë se në protestën e fundit të kësaj iniciative u kërkua shkarkimi i prokurorit publik, Lubomir Joveski.

Ndryshe, dje në Gjykatën Themelore të Kumanovës u shpall aktgjykimi për rastin e vdekjes së katërvjeçarit nga Kumanova, Almir Aliut. Boban Iliq me veprën e rikualifikuar “vepër të rëndë kundër sigurisë së njerëzve dhe mjeteve në komunikacion” është dënuar me 6 vjet burg, babai i Almir Aliut, Sedat Aliu me 6 muj burg ndërkohë që Sedat Demiri dhe Abdullah Aliu me 9 muaj burg për “dhunë”.

Më 1 korrik u bëhen dy vjet që kur katërvjeçari nga Kumanova, Almir Aliu ndërroi jetë për t’u varrosur ditën e nesërme, më 2 korrik. Kurse rasti i tij ende nuk ka epilog gjyqësor, ndërkaq qytetarët kanë bërë disa herë protesta që e njëjta të trajtohet si vrasje me paramendim.

Sa mund ta ndihmojë drejtësinë për Almirin Komisioni Anketues i BDI-së?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button