Njeriu përballë sfidave, dështimit dhe suksesit

Sinan Ismaili, student në fakultetin ekonomik ”Shën Qirili dhe Metodij”!

Njeriu në të shumtën e rasteve mëson nga libri, por edhe nga vet jeta duke u përballur me sprova dhe sfida te cilat të bëjnë te mësosh shumëçka. Zoti e krijoi errësirën që drita të ketë kuptim, krijoi injorancën që dituria të ketë kuptim, krijoi varfërinë që pasuria të ketë kuptim, krijoi sëmundjen që shendeti të ketë kuptim, krijoi egoizmin që altruizmi të ketë kuptim, krijoi dështimin që suksesi të ketë kuptim, krijoi regresin qe progresi të ketë kuptim etj.
Për të qenë produktiv në jetë duhet të kesh vizionin dhe mënyren e realizimit te tij. Është vizioni ai që të dërgon drejt përparimit dhe drejte një progresi që mendon se duhet të arrishë. Por në realizimin e vizionit njeriu përballet me sfida dhe vështirësi gjë që nëse nuk i menaxhon si duhet mund t’i kushtojnë edhe me dorëzimin përballë tyre. Një thënie e urtë lidhur me këtë thotë: rruga drejt realizimit të qëllimit është e gjatë dhe në të ka shume sfida, qëllimi ynë duhet te jetë që të ecim me këmbët e breshkës (ngadalë, por sigurtë) por të arrijmë në fund, dhe jo të nxitohemi me hapat e lepurit dhe të mbetemi në gjysmë të rrugës.
Njeriu për nga natyra e tij është i dobët dhe shpesh nga vështirësitë e shumta ndjen lodhje, prandaj ai duhet të përkrahet nga familja dhe shoqëria e tij që të arrijë në destinacionin final. Është për t’ia qajtë hallin shoqërisë tonë sepse kur e shohin individin duke pasur sukses e pengojnë aq shumë deri në atë masë saqë ai të dështojë, për dallim nga shtetet e zhvilluara të cilet individin e ndihmojnë derisa të ketë sukses, ngase suksesi i tij është sukses edhe për shoqerinë dhe shtetin në të cilën jeton.
Egziston një faktor kryesor që njeriun e le mbrapa ajo është: te menduarit e tepërt rreth gabimeve të të kaluarës dhe mendimi i tepërt për të ardhmen gjë që kontribon që një individ të mos e shijojë kohën e tashme dhe t’i merrë masat e duhura për të arritur sukses. Prandaj për t’i ikur këtij problemi është e mjaftueshme që të mos mendohet e kaluara sepse sjell dëshpërim, dhe të mos mendohet tepër e ardhmja ngase ajo është në dorën e Sunduesit, por të merren të gjitha masat që duhet për ta shfrytezuar në mënyrë sa më efikase kohën e tashme.
Faktor tjetër që kontribon në dështimin e njeriut është besimi i pamjaftueshëm në Zotin e tij, ngase kush nuk e ka besimin e fortë në Zotin e tij i dobësohet edhe besimi tek vetja, dhe atëherë kur besimi tek vetja dobësohet, individi  vetëm se e ka shkruajtur me duart e veta dështimin e tij. Për të menjanuar këtë problem te mosbesimit është e mjaftueshme që njeriu ta përmend shpesh Zotin i cili Krijoi atë dhe Gjithesinë dhe të meditoje rreth të mirave dhe begative që e rrethojnë ngase të persiaturit dhe përmendja e Zotit e kthjellin atë dhe ia kthejne besimin tek vetvetja.
Faktor tjetër qe bëhet pengues në realizimin e misionit është frika e tepërt dhe humbja e shpresës dhe guximit. Është normale te kesh frike perballe diçkaje, por nuk është normale të jetosh i frikësuar. Është normale të stresohesh përballë diçkaje por nuk është normale të jetosh i stresuar. Andaj është thënë se: Kur frika nga dështimi është më e madhe se dëshira për të arritur, atëherë suksesi mbetet vetëm iluzion.
Si një faktorë të rëndësishëm që ndihmon në realizimin e qëllimit do ta kisha cekur edhe të pasurit e një shoku të rrugës i cili të këshillon, kritikon, te përkrahë dhe të ndihmon vetëm e vetëm që rruga të të duket më e lehtë. Më ka pëlqyer thënia e të ndjerit akademik Esat Stavilecit i cili thonte: Mos ec kundër të tjerëve, por ec me të tjerët. Kush ec vetëm e gabon rrugën, ndërsa kush ec me të tjeret gjenë rrugë të reja. Para se të zgjidhesh rrugën është shumë e rëndësishme ta zgjedhish bashkëudhëtarin. Të shoqëruarit dhe komunikimi me njerëzit ndihmon shumë njeriun drejt progresit, për dallim nga të izoluarit dhe të qëndruarit i cili e le në baltën e injorancës dhe të errësirës.
Faktor tjetër që ndihmon që njeriu të ec para dhe të ketë sukses është vetvlerësimi për veten e tij. Ai që e vlerëson veten, vlerësohet shumë nga të tjerët për dallim nga ai që nuk e vlerëson veten e tij mbetet i zhvlerësuar edhe nga të tjerët. Do ta përmend një ndodhi e cila i ka ndodhur një mendimtari të njohur francez San Simon: Ai e kishte mësuar shërbëtoren e tij që çdo ditë në mëngjes, kur ta zgjonte nga gjumi ti përsëriste këto fjalë:”Zgjohuni zotëri! Zgjohuni se u presin punë madhore për ti përfunduar, punë të cilat do i shërbejnë njerëzimit!”
Kështu, ai zgjohej gjithë energji dhe vullnet, plot shpresë, optimizëm dhe vitalitet. Ai besonte se është njeri i rëndësishëm dhe mendonte se ekzistenca e tij do i shërbejë jetës e cila priste shumë prej tij.
E çuditshme është se San Simon nuk kishte ndonjë profesion apo post të rëndësishëm dhe vendimtar. Puna e tij e vetme ishte të lexuarit, të shkruarit dhe përmbushja e misionit të cilin i kishte ngarkuar vetes, i cili përmblidhet në thirrjet për krijimin e një jete të ndershme të bazuar në bashkëpunim dhe jo konfliktin e egër kapitalist për jetë a vdekje.
Ai i besonte fuqishëm këtij objektivi dhe e konsideronte veten si burim i shpresës për një jetë më të bukur dhe më të këndshme.
Nuk e kuptoj përse shpesh na ndodhë të shohim veten të vogël dhe të pavlerë! Përse të mos kemi objektiva në jetën tonë, e mandej ti deklarojmë vetes dhe botës se po vijmë rrugës së realizimit të tyre me qëllim që të ndryshojmë botën, qoftë dhe një pëllëmbë vend?
Është një ndjenjë e mrekullueshme, është një emocion i papërshkrueshëm ai që ndjen njeriu i cili i beson rolit të tij në shërbim të njerëzimit, ai që i beson ndikimit pozitiv në shoqëri.
Cilat janë objektivat madhore qe na presin neve?
Kjo është një pyetje e cila mund ti lindë secilit. Më lejoni që t’ju ndihmoj në përgjigjen e kësaj pyetjeje. Çdo njeri nga ne, gëzon aftësitë e duhura për ti caktuar vetes një objektiv madhor dhe të dobishëm për njerëzimin. Thjesht premtimi që i bën vetes për të bërë një jetë të ndershme, është në vete një objektiv madhor dhe punë e ndershme, të cilën njerëzimi e pret me mall. Kryerja e punës tënde në mënyrën më të mirë, kontributi shoqëror dhe shpirtëror, nuk janë veçse vepra madhore, të cilat pak njerëz i kryejnë siç duhet.
Sot, bota nuk pret prej nesh të jemi një Ainshtajn i dytë, as një Edison i ri dhe as një Adam Smith bashkëkohor.
Tërësia e aftësive të tona mund të mos rendisin tek gjenialët dhe novatorët e botës. Megjithatë, ne nuk jemi pa aftësi, talente dhe cilësi që na dallojnë nga shumë njerëz të tjerë. Nëse këto arrijme ti vëme në praktike, do i bëjme njerëzimit shërbime të vyera. Prej neve pritet thjesht të vlerësojme veten dhe aftësitë e tona, si dhe ti caktojme vetes një objektiv në jetë.
Një nga formulat dhe ligjet e njohura të jetës është se ajo të trajton në bazë të vlerës që i ke caktuar vetes. Nëse e sheh veten të rëndësishëm, gjë e cila buron nga forca e vullnetit dhe objektivit tënd, e gjithë bota do të përsërisë pas teje himnin e krenarisë dhe vlerësimit.
Por kur e sheh veten si një njeri të pavlerë, si shumë miliona të tjerë që jetojnë mbi faqen e tokës, mos ironizo fatin dhe jetën e cila të ka hedhur në një cep, ku askujt nuk i bën përshtypje ekzistenca apo mungesa jote.
Prandaj, i them vetes dhe te tjereve zgjohu i dashur dhe ec përpara! Të presin shumë punë të rëndësishme dhe madhore, të cilat do i shërbejnë njerëzimit!
Mëso të jesh optimist dhe refuzoje pesimizmin, meso te jesh durimtar ngase ata qe kane durim e kane fundin me te rahatshem!
Zoti na ndihmoftë dhe na forcoftë në realizimin e qëllimeve tona,  na bëftë të dobishëm për veten, familjen dhe shoqërinë dhe na bëftë shpresë dhe jo ngarkesë për shoqërinë ku jetojmë!
Dështimi është foltorja e suksesit. Është shpirti dhe jo vitet ato që përcaktojnë moshën tënde. Vuajtjet janë vija e startit të nisjes plot vrull. (Muhamed Ali)

One thought on “Njeriu përballë sfidave, dështimit dhe suksesit

  1. Pershendetje nga Gjakova! Nje shkrim / ese fantastike me plot vullnet te mire dhe optimizem. Ju uroj suksese te metutjeshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI MOBIL