Selimi flet për përplasjen me Haradinajn

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka komentuar përplasjen e tij me kryeministrin Ramush Haradinaj që e patën në njërën nga seancat e fundit.

Haradinaj e kishte quajtur Selimin “rrenc” dhe i ka thënë ” nuk të ka hy asnjë therrë as gjatë luftës, as pas luftës.

Këtë deklaratë, Selimi ka thënë se nuk e ka pritur nga Haradinaj sepse sipas tij, ai e di se kjo nuk qëndron meqë në luftë kanë ecur bashkë nëpër therra.

Selimi duke sqaruar si është ndjerë prej deklaratave të Haradinajt, si shembull e ka marrë moderatorin e Klan Kosovës me të cilin po zhvillon intervistën.

“Edhe jam lënduar sepse nuk kam pritur në radhë të parë në nivel të tillë të komunikimit nga ana e kryeministrit, jo në përputhje me nivelin e tij si kryeministër. Unë nuk iu përgjigja në nivelin e njëjtë, por edhe e dyta, pa dicka që nuk e kisha pritur nga ky person sepse nuk u lëndova kushedi sa por më erdhi keq. Sikur të them ty se dikur nuk ke qenë moderator në Klan Kosova, është njëjtë sikur të më thuash mua sikur nuk ke qenë në luftë. Nuk qëndron kjo, së paku këtë nuk mund ta besojnë as rrethi familjar i tij sepse bashkë me ta kemi ecur. Nuk të ka hy asnjë therrë, as gjatë luftës as pas luftës. Çka do të thotë kjo? Gjatë luftës kemi ecur nëpër therra, e për pas luftës ndoshta do të ma shpjegojë”, është shprehur ai.

Selimi ka thënë se nuk e ka takuar më Haradinajt, por ka deklaruar se kryeministrit nuk i leverdisë që ta `godasë` në pikat e tij më të forta.

“Fizikisht nuk jemi takuar, por nuk do t`i kërkoj shpjegime. Nuk mund ta konsideroj njëjtë ta respektoj njëjtë pas atij fjalori. Sido që të jetë debati do të mund të vazhdojë, gjithsesi do t`i përgjigjem në mënyrën më adekuate por shpresoj që nuk i leverdis që mua të më godasë në pikat e mia të forta”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button