1000 vende të reja pune në Gjakovë

Projekti “Berza e Punësimit Kosova 2012” është realizuar edhe në Gjakovë në organizim të Aleancës Kosovare të Bizneseve dhe mbështetur nga Qeveria e Kosovës, gjegjësisht Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Sipas organizatorëve, deri në fund të këtij viti, janë të garantuara përafërsisht 1000 vende të reja të punës.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, ka thënë se ky është një projekt tradicional dhe ka për qëllim rritjen e punësimit dhe zhvillimit ekonomik.

Në Gjakovë ky aktivitet realizohet për herë të dytë. /rtv21

Lajme të ngjashme

Back to top button