Aktgjykimi i rastit të Almir Aliut, reagon Lëvizja BESA me kryetar Kasamin

Lëvizja BESA me kryetar Bilall Kasami ka reaguar ndaj aktgjykimit për rastin e Almir Aliut që u shpall sot në Gjykatën e Kumanovës dhe të njëjtin e shohin si “dëshmi se gjyqësia në Maqedoni është ende e kapur, selektive, joprofesionale dhe me këtë imponohet reforma radikale të gjyqesorit i cili për fat të keq edhe sot e kësaj dite vendimet i bazon në përkatësinë etnike të palëve”, transmeton Portalb.mk.

Duke reaguar për rastin e Almir Aliut, nga BESA kujtojnë rastin e Naser Eshtrefit, i riu i cili u dënua me 15 vjet burg edhe pse sipas tyre mosha e tij, 14-vjeçare duheshte të reflektojë në parashtrimin e dënimit.

Sipas BESA-s, me këtë gjyqësor Maqedonia vështirë se mund të integrohet në NATO dhe BE.

“Në NATO dhe BE me këtë gjyqësor vështirë se mund të prentendohet intergrimi. Sundimi i së drejtës ishte një nga segmentet e theksuara në të gjitha raportet nga BE dhe NATO dhe për këtë qeveria duhet ti qaset reformave rrënjësore si punë të menjëhershme, për mos na u përsëritur raste të montuara dhe verdikte të padrejta si në rastin e Almirit”, thuhet në kumtesën e BESA-s.

Nga BESA kërkojnë dorëheqjen e prokurorit publik, Lubomir Joveski dhe “parashtrimin e masës ndaj gjykatësit që solli vendimin në rastin e Almir Aliut”.

U shpall aktgjykimi për vdekjen e katërvjeçarit Almir Aliu, ja çfarë u vendos për Boban Iliqin (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button