Xheko: Referi nuk pati guxim të akordojë penalti kundër Barcelonës

Sikur të ishte referuar një penalti pas ndërhyrjes ndaj meje në fillim të ndeshjes gjithçka do të ndryshonte, deklaroi sulmuesi i Romës, Edin Xheko, skuadra e të cilit u mposht mbrëmë në “Camp Nou” nga Barcelona me rezulatin 4:1, në një ndeshje të vlefshme për çerek finalen e Ligës së Kampionëve, transmeton Anadolu Agency (AA).

Golashënuesi i vetëm për romakët tha se referi nuk kishte guximin të akordojë një penalti kundër Barcelonës.

“Me meritë erdhëm në çerekfinale, por referi duhej të na trajtojë në mënyrë të barabartë në Camp Nou”, tha kapiteni i kombëtares së Bosnjë e Hercegovinës.

“Tentuam të luajmë me një presing të lartë përkundër faktit se Barcelona është një skuadër e fortë. Nuk merituam të humbim 4:1, sepse duhej të mbetet rezultati 3:1, por kur gaboni Barcelona ju dënon. Pothuajse tre gola në rrjetën tonë ishin autogola”, tha Xheko.

Ndeshja e kthimit mes Romë dhe Barcelonës luhet më 10 prill në Romë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button