Fondacioni “Metamorfozis” sjell punëtori “Kuptimi i lirisë së shprehjes onlajn dhe oflajn”

Fondacioni për Shoqëri dhe Internet “Metamorfozis” më 12 prill të vitit 2018, në Klubin e Gazetarëve në Shkup do të zhvillojë punëtori “Kuptimi i lirisë së shprehjes onlajn dhe oflajn”, njofton Portalb.mk.

Siç njoftojnë nga “Metamorfozis”, punëtoria do të jetë e fokusuar në prezantimin e koncepteve bazike që kanë të bëjnë me lirinë e shprehjes si dhe standardet aktuale dhe relevante të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg që ndërlidhen me lirinë e shprehjes në dhe jashtë internetit.

Bazë e punëtorisë është publikimi “Hapat e parë për kuptimin e lirisë së shprehjes onlajn dhe oflajn” përgatitja e së cilës është përkrahur nga Oda e Avokatëve të Amerikës (Aba Roli), Stejt Departamenti si pjesë e projektit të Lirisë në Internet në Evropën Lindore dhe Euroazi si dhe nga Shoqata për Komunikime Progresive (APC) si pjesë e projektit për mbështetje, promovim, formësim dhe pëkrhaje të lirisë në internet.

Publikimin mund ta shihni: KËTU.

Punëtoria do të jetë në gjuhën shqipe dhe maqedonase dhe përkthim simulant. Për më shumë informata rreth ngjarjes: KËTU.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button