Ministri Saraçini në Lubjanë: Rritje të shkëmbimit tregtar me Slloveninë

Shkëmbimi tregtar mes Maqedonisë dhe Sllovenisë është i ulët dhe ka aftësinë për t’u shfrytëzuar në tregjet e të dyja vendeve. Kështu deklaruan ministri i Ekonomisë Valon Saraçini dhe Ministri slloven për Zhvillim Ekonomik dhe Teknologji, Radovan Zherjav, pas takimit në Lubjanë. 

Turizmi, veçanërisht ai gjeotermal dhe spa turizmi, energjetika, tregtia dhe investimet sllovene në Maqedoni, ishin temat kryesore e bisedës midis dy ministrave. Dy ministrat ranë dakord që në Ministrinë e Ekonomisë së Maqedonisë të hapet një zyrë kontakti në të cilën investitorët sllovenë mund në mënyrë më efikase ti kryejnë  proceset administrative . 

“Në aspektin e turizmit vendosëm për të formuar një konsorcium të kompanive sllovene të cilat kanë kapacitet,  njohuri dhe vullnet për të investuar në turizëm gjeotermal dhe spa turizëm. Ne ju ofruam katër vende për spa turizëm – Dibër, Koçan, Kumanovë dhe Strnovec. Pres sugjerim në takimin e  pasdites me biznesmenë sllovenë që të përcaktojnë detajet për investim në spa turizmin në Maqedoni “, ka thënë Saraçini. 

Ministri slloven Zherjav vuri në dukje se për herë të parë që nga viti 2003, kur është arritur Marrëveshja për tregëti të lirë mes dy vendeve, ranë dakord që në tetor në Shkup  të mbajnë një takim të Komitetit të Përbashkët ku do të shqyrtojë të gjitha çështjet problematike. 

“Me kolegun tim biseduam rreth mundësisë që Sllovenia të ndërtojë hidrocentrale në Maqedoni, ndër të cilat ka qenë diskutimi për 12 hidrocentrale që janë planifikuar të ndërtohet në Vardar, sepse ne kemi kapacitete ose 95 për qind e pajisjeve që vetë mund ti prodhojmë”, tha Zherjav./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button