Nga Tetova, aktorët me tipare kafshërore të “Volpone”-s të premten në Gostivar

Më 6 prill, e premte (nesër) me fillim prej orës 20:00, shfaqja “Volpone” e Teatrit të Tetovës në regji të Sulejman Rushitit, do të shfaqet në Gostivar, në Qendrën për Kulturë, njofton Portalb.mk.

“Volpone” nëpërmjet aktorëve Arsim Kaleci, Elmir Sejfullai, Argjend Hasani, Hasim Memishi, Shkumbin Zeqiri, Berat Saliu, Sami Mustafa, Linda Shabani dhe Elmedina Ameti do të trajtojë çështjen e lakmisë, grykësisë së njerëzve. “Volpone” paraqet komedi që shpërfaq aktorë me tipare kafshërore e që humbasin arsyen nga dashuria për të gllabëruar, për të grabitur.

Aktorët e “Volpone”-s në skenë do të shfaqen me ndihmën e tekstit të përkthyer nga Artur Lena, me asistent regjie të Linda Shabanit dhe me kostumet e përgatitura nga Ines Golja.

“Volpone”, komedia që sonte mbushi sallën në Shtëpinë e Kulturës në Tetovë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button