Deskoski: Problem për Greqinë nuk paraqet emri, por vetë ekzistimi i Maqedonisë

Greqia nuk ka problem me emrin tonë, Greqia ka problem me vetë ne, gjegjësisht me ekzistimin e Maqedonisë si shtet, theksoi Toni Deskoski, profesor i të drejtës ndërkombëtare, si dhe anëtar i ekipit ligjor i cili përfaqësoi Maqedoninë para Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë në Hagë.

Në emisionin “Presing” ai theksoi se problemi me emrin është një problem i shpifur me qëllim që Maqedonia në këtë mënyrë asnjëherë të mos bëhet shtet i pavarur.

“Edhe pse Gjykata e Hagës solli vendimin me të cilin u vërtetua se bllokada e Greqisë për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO në Samitin e  Bukureshtit në vitin 2008 ishte e pa ligjshme dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, Aleanca edhe në Samitin e Çikagos vendosi se shteti do të marrë ftesë për anëtarësim pas zgjidhjes së çështjes me emrin”, tha Deskoski./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button