Ivanov dhe Gruevski ngushëllojnë Topin dhe Berishën

Kryetari i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, si dhe Kryeministri Gruevski shprehën ngushëllimet e thella me rastin e tragjedisë në Himarë të Shqipërisë, ku humbën jetën 14 persona dhe mbi 20 të tjerë u lënduan rëndë.

Kryetari Ivanov i dërgoi letër ngushëllimi kryetarit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topit, me rastin e tragjedisë në Himarë, në të cilën ai shprehet se me keqardhje të thellë e pranoi lajmin për tragjedinë e madhe në afërsi të Himarës dhe se sinqerisht i vie keq për jetërat e humbura në këtë tragjedi.

“Në këto momente të pikëlluara për ju, për qytetarët e vendit Tuaj dhe për familjarët e viktimave, më lejoni që, në emër të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë dhe në emrin tim, t’ju shpreh ngushëllimet e thella. Në këto momente të dhimbshme, lutjet tona janë me Ju dhe me familjet e viktimave”, u shpreh kryetari Ivanov në letrën ngushëlluese.

Në ndërkohë, kryeministri Gruevski gjithashtu shprehi ngushëllimet e tij për vdekjen e 14 personave në tragjedinë e Himarës, nëpërmjet një telegrame drejtuar kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berishës. 

“Edhe pse në këto momente të vështira për Ju dhe për qytetarët e Juaj nuk ekzistojnë fjalë të cilat do ta zvogëlonin dhimbjen dhe pikëllimin, përkrahja e miqve paraqet një ngushëllim në përballjen me këtë humbje. Në këto momente të pikëllimit, Ju lus që në emër timin dhe në emër të anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, t’i pranoni ngushëllimet e mija të sinqerta”, tha Gruevski në telegramë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button