Gjykata Kushtetuese vendosi, përmbaruesit do të marrin para nga qytetarët si deri më tani

Tarifa me të cilën përmbaruesit i kanë marrë paratë për pagesën e borxheve nga qytetarët dhe ndërmarrjet ngelet e njëjtë. Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë iniciativën për shqyrtimin e procedurës me të cilën është miratuar kjo rregullore, njofton Portalb.mk.

Është dorëzuar vjet nga një person Andreja Naskovski, i cili ka kërkuar që kushtetuesja të kontrollojë se kur ministri i Drejtësisë e ka krijuar çmimoren a ka kërkuar mendim nga Oda e Përmbaruesve. Gjykatës i janë dorëzuar dëshmi se procedura ligjore është respektuar dhe për këtë, nuk ka asgjë kontestuese në lidhje kushtetutshmërinë e tarifës.

“Akti juridik i kontestuar për të cilin thuhet se ka qenë pa mendim të Odës së Përmbaruesve është e pabazë për arsye që mendimi i kërkuar nga Oda e Përmbaruesve është dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese si dëshmi. Me këtë konstatohet se në fazën e përgatitjes së aktit të kontestueshëm, është marrë mendim nga Oda e Përmbaruesve ashtu siç parasheh ligji”, kumtuan nga Gjykata Kushtetuese.

Ndryshe, tarifa për shpërblim ose kompensim të harxhimeve të tjera për punën e përmbaruesve është publikuar në vitin 2016, ndërkaq e ka miratuar ish ministri i Drejtësisë Valdet Xhaferi.

Përmbaruesit për vete marrin para si shpërblim apo kompensim të harxhimeve sipas çmimit për administrim, çmimit të veprimeve përmbaruese dhe shpërblim për veprime përmbaruese. Lartësia e çmimit llogaritet sipas lartësisë së kërkesës kryesore por edhe sipas llojit, madhësisë dhe kohëzgjatjes së përmbarimit.

Por, rasti i fundit tregoi se një qytetar i cili ka pasur borxh vetëm 1 denarë ndaj ngrohtores, përmbaruesit e kanë detyruar që i njëjti të paguajë mbi 12.300 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button