Analistët: BDI të bëj presion për zgjedhje të parakohshme

Situata në Maqedoni pas Samitit të NATO-s në Çikago është bërë e padurueshme dhe duhet ndryshim urgjent, që do të thoshte shpërbërjen e parlamentit dhe zgjedhje të reja ku partitë do të dilnin me idetë e tyre se si duhet Maqedonia të integrohet, deklaruan për Portalb analistët Edmond Ademi  dhe Artan Sadiku.

‘Pas Samitit të NATO-s në Çikago definitivisht është krijuar një gjendje e padurueshme me këtë ‘status quo’ dhe dalja e vetme nga një situatë e këtillë është themelimi i qeverisë së gjerë politike  e cila do udhëhiqte shtetin deri ne zgjedhjet lokale 2013 ku do të duhej të mbaheshin edhe ato parlamentare,  në ndërkohë të bëhet lëvizje në drejtim të zgjidhjes së emrit  që do kishte mundësuar anëtarësimin në NATO sepse është më se evidente se kjo strukturë politike nuk ka as dëshirë e as kapacitet që ti zgjedh çështjet e mëdha  që rëndojnë Maqedoninë’ deklaron analisti Edmond Ademi.

Sipas tij dështimi më i madh nga ky mos sukses në Çikago është i BDI-së  pasi si parti në qeveri që për dhjetë vite premton anëtarësim në NATO dhe BE i dështoi programi politik.
‘Vendosja e përmendoreve siç ndodhi edhe sot me atë të Filipit, absolutisht rëndon edhe më tej pozitën edhe ashtu të rëndë që në njëfarë forme edhe po të dëshirojë dikush nga jashtë të na ndihmojë nuk mundet’ thotë Ademi.

Analisti Artan Sadiku thotë se Samiti i Çikagos tregoi se NATO nuk ndërroi qasjen ndaj mënyrës së anëtarësimit të shteteve të reja, dhe se tash nuk na ngelet asgjë përveç mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.

‘Besoj se pas Samitit të Çikagos, që mund të quhet dështim apo edhe mos ndryshim i politikës së brenda NATO-s  për Maqedoninë, ajo që duhet bërë është orientimi kah gjetja e ndonjë zgjidhje për çështjen e emrit se të gjithë jemi të vetëdijshëm se jashtë N ATO-s apo BE-së në Maqedoni ekziston rreziku i recikilimit të incidenteve, qeveria duhet të përgatisë opinionin për zgjedhje të parakohshme dhe partitë në këto zgjedhje duhet të tregojnë se si e shohin gjendjen deri  në Samitin e ardhshëm’.

Sipas tij partitë do të dalin me platformat  e tyre se si duhet vepruar më tutje, dhe kjo do të ishte një formë referendumi. 

‘Sa i përket BDI-së mendoj se ajo nuk mund të bëj më shumë se presion që të mbahen zgjedhje të parakohshme, sepse dalja nga qeveria do të rriste përkrahjen e VMRO-DPMNE-së edhe më shumë, do të ishte si një triumf i Gruevskit nga BDI-së’ thotë Sadiku. 

Pas përfundimit të punimeve të Samitit të Çikagos ku u konfirmua se Maqedonia nuk do të jetë në rend dite deri sa të arrijë kompromis me Greqinë, reaguan partitë opozitare shqiptare dhe maqedonase.

Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) kërkoi shpërbërjen e Parlamentit dhe  zgjedhje të parakohshme. Në këtë drejtim kërkuan edhe hapjen e dialogut politik  mes katër forcave më të mëdha politike në vend VMRO-DPMNE, LSDM, BDI dhe PDSH.

Partia e Rufi Osmanit gjithashtu doli me kërkesë për shpërbërjen e Parlamentit dhe  Qeverisë dhe të arrihet një konsensus i gjerë politik në vend, të krijohet një qeveri teknike gjithëpërfshirëse dhe dalje nga ky qorrsokak integrues dhe ekzistencial.

Pas deklaratës së Gruevskit plot akuza ndaj NATO-s dhe BE-së, edhe opozita maqedonase LSDM  ka shprehur pakënaqësi të mëdha nga gjendja në të cilën gjendet shteti, ndërsa qëndrimet e veta do ti bëj publike në protestat që do ti organizoj muajin e ardhshëm.
Protesta masive do të jenë kundër kundër izolimit, varfërisë dhe politikave de zintegruese të Qeverisë aktuale. 

Partia shqiptare në pushtet akoma nuk është prononcuar rreth idesë së partive opozitare për zgjedhje të parakohshme, ata pjesërisht u distancuan nga deklarata e Gruevskitv duke e quajtur emocionale./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button