Yll Limani kthehet në ‘The Voice’, këtë herë si mysafir (VIDEO)

Netët Live të “The Voice Kids” përveç emocioneve që ofrojnë nëpërmjet artistëve të vegjël, kanë përcjellë emocione në skenë edhe nëpërmjet artistëve të mirënjohur në fushën e muzikës.

Por, cili do të jetë personazhi, që do të ngjitet në skenën e ‘The Voice Kids’ këtë të premte? Ai nuk vjen për herë të parë në ‘The Voice’, transmeton Telegrafi.

Yll Limani është një këngëtar dhe tekstshkrues nga Prishtina, i cili arriti të bëhej i famshëm për publikun pikërisht pas paraqitjes së tij në edicionin e parë të ‘The Voice of Albania’.

Në maj të vitit 2012, Ylli Limani mori pjesë në ‘Top Fest 9’ me këngën “Shko”, muzika dhe teksti i të cilës ishin krijim i tij.

Po të njëjtin vit,ai publikoi videoklipin “Lart mbi yje”, si edhe këngën “Mos më harro”, transmeton Top Channel.

Në vitin 2013, publikoi videoklipin “A e din ti”, për të vazhduar me videoklipin “I thash asaj” në vitin 2015. Në dhjetor 2016, Ylli mori pjesë në Festivalin e 55-të në RTSH me këngën “Shiu”.

Kënga e fundit e tij doli më 14 nëntor 2017, e titulluar “Dritat’, këngë me të cilën ka më shumë se 20 javë që është pjesë e klasifikimit.

Me bashkëpunimin e tij me 2po2, Limani është ngjitur nga java në javë, në majë të top listës së ‘Top Awards’ derisa arriti të zërë kreun e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button