Gjermania riafirmon premtimin e BE-së për ndihmën ndaj Turqisë

Gjermania ka riafirmuar zotimin e Bashkimit Evropian (BE) për ndihmën shtesë prej 3 miliardë eurosh për refugjatët sirianë në Turqi, e cila është pjesë e marrëveshjes të vitit 2016 për refugjatët midis Turqisë dhe BE-së, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një konferencë për media në Berlin, zëdhënësja e qeverisë gjermane, Ulrike Demmer, tha se anëtarët e BE-së ishin duke disktutuar mënyrat për të siguruar shumën e premtuar.

“Komisioni Evropian më 14 mars ka paraqitur një propozim për financimin e këtij kësti të dytë prej 3 miliardë eurosh. Konsultimet vazhdojnë brenda BE-së në këtë moment. Nuk ka asnjë mosmarrëveshje në lidhje me atë nëse do të bëhet apo jo kjo pagesë”, tha Demmer, duke bërë të ditur se vendet anëtare të BE-së kryesisht po diskutojnë mënyrat dhe metodat për dhënien e parave.

Në mars të vitit 2016, BE dhe Turqia arritën një marrëveshje për të ndaluar migrimin ilegal përmes Detit Egje dhe për të përmirësuar kushtet e më shumë se 3 milionë refugjatëve sirianë në Turqi.

BE-ja premtoi financimin prej 6 miliardë eurosh për refugjatët sirianë në Turqi, si dhe premtoi se do të mobilizojë këstin e dytë prej 3 miliardë eurosh deri në fund të vitit 2018.

Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, propozoi të mobilizonte 1 miliardë euro nga buxheti i BE-së dhe u bëri thirrje 28 vendeve anëtare të ndajnë shumat e mbetura prej 2 miliardë euro nga buxheti i tyre kombëtar

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button