Babai i Dorinës: U ngatërruan kufomat, na sollën vajzë tjetër

Aksidenti tragjik i ndodhur dje në Himarë është shoqëruar edhe me një ngatërresë të rëndë. 

Mësohet se trupat e pajetë të dy vajzave, Dorina Stafës dhe Eriola Xhoit janë ngatërruar. 

Trupi i Eriola Xhoit, ishte dërguar tek familjarët e Dorina Stafës në Krujë, ndërsa ai i Dorinës në Elbasan. 

Babai i Dorina Stafës, Hasan Stafa ka deklaruar për News 24 se nuk kanë pasur dyshime kur kanë parë trupin e pajetë, pasi mes vajzave kishte ngjashmëri. 

Ai sqaron se, “trupat u ngatërruan nga ata që kryen verifikimet. Erdhën nga Elbasani dhe na komunikuan ngatërrimin” 

Mësohet se trupi i Eriola Xhoit po transportohet tashmë nga Kruja drejt Elbasanit, ndërsa familja Stafa në Krujë është në pritje të trupit të vajzës, Dorina. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button