Rektori i USHT-së i shpreh ngushëllime rektorit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani”

Rektori i Universitetit të Tetovës, Agron Reka, nëpërmjet një telegrame i shprehi ngushëllimet e thella rektorit të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, me rastin e vdekjes tragjike te studenteve te Universitetit të Elbasanit.

Në telegramë thuhet:

I nderuari Rektor Varoshi,

Me hidhërim të thellë e morëm lajmin për aksidentin tragjik që ndodhi dje në Qafën e Vishës, në Himarë, me ç‘rast humbën jetën disa studentë të universitetit Tuaj dhe dy qytetarë të tjerë, ndërsa u plagosën shumë studentë të tjerë. Në këto çaste të rënda për universitetin Tuaj, për familjet e viktimave, por edhe për mbarë popullin shqiptar gjithandej, na lejoni që ta ndajmë dhimbjen tonë të thellë bashkë me Ju, stafi drejtues, mësimdhënësit, studentët dhe gjithë të punësuarit e Universitetit Shtetëror të Tetovës.  
Më lejoni që në këtë ditë tepër të dhimbshme për Ju, të Ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e studenteve Tuaj, të cilët u ndanë nga jeta në mënyrë tragjike e të parakohshme, ndërsa për studentët e lënduar  urojmë shërim sa më të shpejtë!
Ju lutemi, transmetoni ngushëllimet tona më të sinqerta vëllazërore edhe familjeve të studentëve të ndjerë!/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button