Austria dhe Maqedonia së bashku për kulturën

Në Ministrinë e Kulturës nënshkruhet protokolli për thellimin e bashkëpunimit në fushën e kulturës, shkencës dhe artit nga ambasadori i Austrisë në Maqedoni Tomas Mihael Bajer dhe këshilltari shtetëror në Ministrinë e Kulturës Darko Stefanovski.

“Nënshkrimi i këtij protokolli është rezultat i punës disamujore të komisionit të përzier i krijuar për këtë qëllim i formuar nga përfaqësues të ministrive resorë të Maqedonisë dhe Austrisë. Gjithashtu dua të theksoj se nënshkrimi i këtij protokolli është një hap para ndaj thellimit dhe intenzivimit të bashkëpunimit tonë në fushën e kulturës, shkencës dhe artit. Kjo do të thotë se Austria dhe Maqedonia në të ardhmen do ta mbështesin, do ta inkurajojnë dhe do ta nxisin bashkëpunimin e palëve të interesuara,  institucioneve nga fusha e kulturës, artit dhe shkencës, personave të sektorit joqeveritar dhe civil dhe iniciativave individuale në këtë fushë”, tha  Darko Stefanovski.

Ndërkaq ambasadori i Austrisë në Maqedoni Tomas Mihael Bajer theksoi se bashkëpunimi me të gjitha institucionet në Maqedoni nga fusha e kulturës, shkencës dhe arsimit zhvillohet shumë mirë.

“Para dy ditësh bashkë me ministrin e Arsimit hapa një garë për sipërmarrës të rinj, pra në 30 maj do t’i japim shpërblimet dhe shpresojmë se kryeministri do të jetë prezent. Me këtë ne japim rëndësi të madhe në arsimimin, kështu që përqendrohemi në sipërmarrësi dhe shkollave profesionale. Shpresoj dhe jam i bindur se në të ardhmen do të bashkëpunojmë”, deklaroi ambasadori Tomas Mihael Bajer.  /Portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button