Prokuroria ka ngritur akuzë kundër të dyshuarit për sulm ndaj deputetit Milevski

Prokuroria Publike njofton se ka ngritur akuzë kundër personit të dyshuar për sulmin fizik ndaj deputetit të PLD-së, Goran Milevski, njofton Portalb.mk.

“Sot prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike Shkup ka dorëzuar propozim prokurorial të një personit për kryerjen e veprës penale dhunës nga neni 386 paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1 nga Kodi Penale i Maqedonisë”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, më 25 mars, “i akuzuari në sheshin “Maqedonia” fizikisht e ka sulmuar një deputet të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. Identiteti është konfirmuar pas paraqitjes së qytetarëve pasi që me urdhër të Prokurorisë Publike të Shkupit është publikuar fotografia nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme”.

Duke vlerësuar se janë plotësuar të gjitha bazat ligjore, Prokuroria thotë se bashkë me akuzën, deri te gjykata është dorëzuar edhe propozimi për shqiptimin e masës së paraburgimit për personin e akuzuar.

Ndryshe, pas sulmit, deputeti Milevski deklaroi se i njëjti vjen pas protestave para shtëpive të disa deputetëve të shumicës parlamentare.

“Konsideroj se sulmi që më ndodhi dje vjen për shkak nervozes që vjen nga votimi ligjit për përdorimin e gjuhëve. Nuk mund të komentoj se a është serioze e gjithë kjo, duke përfshirë edhe protestat para shtëpive të deputetëve, por çdo rast duhet të kuptohet si serioz”, tha Milevski.

“Një person i panjohur u afrua kah unë më shtyu dhe filloi të më godasë me grushte në kokë. Arriti të më bjerë disa herë dhe më pas arrita që ta largoj”, shpjegoi për rastin Milevski.

Kryetari i PLD-së, Milevski: Më sulmuan për shkak se kam votuar ligjin për përdorimin e gjuhëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button