PORTAT E DRITËS

Emrin e fitove atë ditë kur u përqafove me diellin

Dhe dielli t’i lidhi të gjithë margaritarët në qafën e bardhë

Dhe t’i hapi të gjitha portat e dritës

Dhe i hodhi para teje të gjitha ngjyrat të gjitha hijet

E të gjitha lulet t’i fali

Të gjitha ujërat të gjitha livadhet të gjitha lojërat

Emrin e fitove atë ditë me të dalë të diellit

Kur poeti po vraponte pas hënës së fikur

Dhe po e farkonte guximin në zemër

Kurse ty ta thurte këngën për rritën

 

Poezi nga Asllan SELMANI
Zgjodhi Xhabir AHMETI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button