Garet: Mezi e presim ditën kur do të mundemi që t’i themi Maqedonisë, mirë se erdhe në NATO

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Maqedoni, Çarls Garent, në rrjetin social Twitter, ka shkruar se mezi e pret ditën kur do të munden që t’i dëshirojmë Maqedonisë mirëseardhje në Aleancë, me rastin e 4 prillit – Ditës së NATO-s, njofton Portalb.mk.

“Në ditën e sotme përpara  69 viteve, Britania e Madhe dhe 11 vende tjera janë obliguar që ta ruajnë lirinë, trashëgiminë e përbashkët dhe civilizimin e popujve të tyre, liritë individuale dhe sundimin e së drejtës. Maqedonia është obliguar përpara 25 viteve që t’i kyçet këtij përkushtimi për siguri kolektive dhe mbrojtje. Mezi e presim ditën kur do të mundemi t’i dëshirojmë mirëseardhje Maqedonisë në NATO”, shkruajti Garet në rrjetin social.

Njëkohësisht, edhe ambasadori i SHBA-së në Shkup, Xhes Bejli, ka thënë se në krahasim me të kaluarën, Maqedonia tani ka mundësi reale që së shpejti të kyçet në NAT, duke folur në tribunën e sotme “NATO dhe ti”.

Bejli: Maqedonia ka mundësi reale që së shpejti të bëhet pjesë e NATO-s

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button