Martin Luther King dhe fjalimi i tij “unë kam një ëndërr”

Në 50 vjetorin e vrasjes së Martin Luther Kingut 

Në gjysmën e dytë të shek. XX, në mbarë SHBA-në janë mbajtur tubime dhe demonstrata nga më të ndryshme, në të cilën është dënuar politika diskriminuese racore.
Në to janë lexuar fjalime të zjarrta, ku është kërkuar barazi dhe liri për të gjithë njerëzit pa dallim ngjyre. Një nga lëvizjet më të zëshme të asaj kohe ishte dhe “Lëvizja për të Drejtat Civile afrikano-amerikane”, që drejtohej nga aktivisti dhe lideri i njohur Martin Luther King Jr.

Kush ishte Martin Luther King?
Martin Luther King Jr. (15 janar 1929 – 4 prill 1968) ishte nje amerikan klerik, aktivist dhe lider i shquar i Lëvizjes së të Drejtave Civile afrikano-amerikane.
Gjatë gjithë jetës së tij, Kingu u angazhua për barazinë dhe lirinë e qytetarëve amerikan. Ai shkroi një numër të madh fjalimesh, ku dënon politikën diskriminuese amerikane të asaj kohe dhe kërkon një trajtim te barabarte për te gjithë. Ne mesin e fjalimeve te shumta, fjalimi me titullin “Unë kam një ëndërr” paraqet fjalimin më të zëshëm dhe më të plotë në mbrojtje të të drejtave të zezakëve, të cilët njihnin shkallën më të thellë të diskriminimit dhe padrejtësisë.
Fjalimi u mbajt me 28 gusht 1963, në Uashington, përpara 200 000 njerëzve te ardhur nga te gjitha cepat e vendit. Ky fjalim i Marthin Luther Kingut, i cili ndryshoi historinë amerikan, kishte për qellim qe te transmetonte parimet themelore te Lëvizjes per te Drejtat Civile. Pra, të gjithë njerëzit janë te barabarte para ligjit pa dallim gjinie, race apo etnie.
Fjalimin e tij e përshkonte një gjuhë e qartë dhe imponuese. Stili i gjuhës është metaforik dhe e karakterizon paralelizmi dhe përsëritja me qëllim që të përforcoj mesazhin dhe për të rritur vrullin e fjalimit. Në hapjen e fjalimit, Kingu na bën me dije se është i vetëdijshëm, që kjo ngjarje është një ndër manifestimet me të mëdha për liri. Ai hap fjalimin e tij duke rikujtuar firmosjen e Deklaratës së Emancipimit, deklaratë, e cila do ta ndryshonte çdo pikëpamje karshi njerëzve me ngjyrë. Por, siç e thotë edhe vet Martin Luther King, që edhe 100 vite më pas njerëzit me ngjyrë (zezakët) nuk janë të lirë, 100 vite më pas njerëzit gjenden të dëbuar nga tokat e tyre.
Karakteristike, në fjalimin e Kingut, është thënia: “Le të përpiqemi të kërkojmë të mos shuajmë etjen tonë për liri, duke pirë nga kupa e zemërimit dhe urrejtjes”. Vet fakti, që Kingu i udhëhiqte protestat në mënyrë paqësore dhe pa dhunë, bëri që ta marrë çmimin “Nobel” për paqe një vit më vonë.

Martin Luther King shpreh pakënaqësitë e tij në lidhje me padrejtësitë dhe diskriminimin që u bëheshe njerëzve me ngjyrë. Ai, duke i përmendur këto lloj padrejtësi, ndez një lloj shprese dhe besimi tek njerëzit, duke u thënë se, në njëfarë mënyre, situata duhet dhe do të ndryshojë.
“Unë kam një ëndërr, që një ditë, ky komb do të ngrihet dhe do të jetojë kuptimin e vërtetë të kredos së tij. Ne besojmë se këto të vërteta janë të qarta, që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë”. Kjo, pra, ishte ëndrra e Martin Luther King, që e shpalosi përpara 200.000 njerëzve në Memorialin e Linkolnit.
“Unë kam një ëndërr, që një ditë fëmijët e mi do të jetojnë në një vend ku nuk kanë për t’u gjykuar nga ngjyra, por për nga karakteri i tyre”. Kështu, Luther Kingu, në fund të fjalimit të tij krijoi një shpresë të madhe tek njerëzit, duke thirrur lirinë që të kumbojë.
“Le të kumbojë liria nga çdo anë mali dhe kodre, le të kumbojë liria nga çdo shkëmb e breg. Dhe kur të ndodhë kjo, kur ta lejojmë lirinë të kumbojë, ne do të arrijmë ta përshpejtojmë ardhjen e Ditës së madhe, ku të gjithë bijtë e Zotit, të bardhë apo të zinj, të shtrëngojnë duart dhe të këndojnë sipas një kënge të vjetër:

“Të lirë më në fund!

Të lirë më në fund!

Lavdi Zotit, jemi të lirë më në fund!”.
Në fund, po citoj fjalët mjaft domethënëse të Robert William Miller, i cili thotë: “Më fortë se dëgjuese, turma ishte pjesëmarrëse, dhe përpara se Kingu të thoshte frazën e tij të fundit stuhia e duartrokitjeve tashmë kishte shpërthyer”.
Martin Luther King vritet nga Xhejms Earl Ray, deri sa po qëndronte në tarracën e hotelit që gjendej shumë pranë qytetit Memfis (Tennessee). Edhe sot e kësaj dite, vepra e tij është frymëzuese dhe lapidare. Lavdi!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button