Ministri kosovar, Lekaj: I shkrova Gjiknurit për tarifën, po nuk më ktheu përgjigje

Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Pal Lekaj është takuar me ambasadorin shqiptar në Prishtinë, Qemal Minxhozi ku e informoi se nuk ka marrë përgjigje nga homologu i tij Gjiknuri për tarifën e rrugës së Kombit, transmeton TCH.

Nëpërmjet një postimi në Facebook Pal Lekaj thotë: “Po ashtu e diskutuam edhe letrën zyrtare me të cilën i jemi drejtuar Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjetikës, z. Damian Gjiknuri dhe për mungesën e përgjigjes në këtë letër. Ishte dakordim i dyanshëm që hapat e mëtutjeshëm të bëhen me dakordancë të plotë. Shqipërisë dhe Kosovës si dy vende vëllazërore ju duhen marrëdhënie me influencë pozitive për zhvillimin e gjithëmbarshëm”.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP