Prej 3 agjentëve kryesorë që i zbuluan bisedat e përgjuara, vetëm Verushevski është “rahatuar”

“Patriotët e Maqedonisë i kanë siguruar dokumentet dhe dëshmitë, ata janë njerëz patriot, të nderuar qytetarë. Dua t’u japim mbështetje këtyre njerëzve të guximshëm të cilëve ua kemi borxh “Të vërtetën për Maqedoninë”.

Kështu ka thënë lideri i LSDM-së, për informatorët e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), në mesin e të cilëve janë edhe Xvonko Kostovski dhe Gjorgji Llazarevski, në kohën kur ata i nxorën “bombat” për pushtetin e atëhershëm të VMRO-DPMNE-së. Për guximin që të dokumentohet përgjimi masiv, u dha mirënjohje se ata janë “vetëdija e shoqërisë dhe njerëz që i kanë vendosur jetët e tyre në rrezik që të shpëtohet shteti”, shkruan “360 shkallë“, njofton Portalb.mk..

T4re vjet më vonë, periudhë në të cilën ndodhi edhe ndryshimi i pushtetit, brohoritjet dhe mirënjohjet për këta njerëz u transferuan te skena ndërkombëtare, ndërkaq brenda shtetit janë përballur me heshtje dhe harresë.

Prej tre personave që i tërhoqen mijëra bisedat e përgjuara nga DSK, është “rahatuar” vetëm Zoran Verushevski, si këshilltar i kryeministrit Zoran Zaev. Llazarevski dhe Kostovski, gjatë kohë në mënyrë të pasuksesshme kërkojnë drejtësi elementare për vete – që të kthehen në vendet ku kanë punuar më herët. Për Xvonko Kostovskin tanimë kjo është një mision i pamundur, pasi që ka  status të personit të dënuar në lëndën “Puç“. Ai ka ngelur i dënuari i vetëm në këtë rast, me dënim me burg efektiv prej 3 vjetëve, pasi që ka pranuar marrëveshje me Prokurorinë Themelore Publike nën rrethana të dyshuara. Pas marrjes së lëndës, PSP është tërhequr prej akuzës për “Puç“ për shkak të mungesës së provave dhe ka iniciuar kërkesë për mbrojtjen e ligjshmërisë për Kostovskin deri te Gjykata Supreme.

“Kërkuam shfuqizimin e marrëveshjes, pasi që nuk ekzistojnë dëshmi në rastin konkret, në bazë të së cilave marrëveshja është bazuar, kështu që në këtë rast, aktvendimi gjyqësor është sjell pa ekzistuar fare prova dhe për atë kemi kërkuar që të shqyrtohet ligjshmëria e saj”, deklaroi prokurorja Lençe Ristovska në shtator të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Pas një kohe, Gjykata Supreme vendosi: Kostovski nuk ka spiunuar për shërbime të huaja, por ngelet pjesa e aktvendimit për përgjimin e paligjshëm dhe dënimit prej 1 viti burg, të cilën Kostovski tanimë e ka mbajtur. Tani Kostovski është në liri, por ai dërgon porosi se nuk do të flet derisa nuk do t’i “largohet” statusi i personit të dënuar dhe të kthehet në punë.

“Për Kostovskin ka dy baza që të përsëritet procedura, pasi që ai u tregua i pafajshëm rreth përgjimeve. Kostovski është vetëm dëshmitar i përgjimit ilegal me urdhër të Mijallkovit dhe Jankulloskës. Nuk mundet që dëshmitarin ta akuzon se ai e ka bërë”, thotë ish agjenti Sllobodan Bogoevski.

Ai thekson se ish kolegët e tij, patjetër është dashur që të marrin satisfaksion përkatës – edhe personal, por edhe shoqëror.

“Është e papranueshme që personat e tillë, për shkak të gjendjeve të njohura në gjyqësor, të jenë tani përsëri viktima, që të mos munden t’i realizojnë të drejtat e tyre, në proces ku janë dënuar pa faj nga pushteti i kaluar. Prej këtu, përgjigja e marrëdhënies shoqërore ndaj këtyre rasteve si të Llazarevskit dhe Kostovskit patjetër duhet që të jetë përkatës”, thotë Bogoevski.

Ndryshe, pa informatorët në fjalë, nuk do të ishte e mundur që të nxirreshin bisedat e përgjuara nga Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim.

Pa këtë njeri, Zaevi nuk do kishte “bomba”, thotë që Gruevski e dinte se përgjohej

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button