Rasti Lagjja e Trimave, lënda ende nuk është dërguar në Gjykatën e Apelit

Lënda e rastit “Lagjja e Trimave – Kumanova” ende nuk është dërguar në Gjykatën e Apelit, e cila do të duhet të mbajë seancë publike për shqyrtimin e ankesave të të dënuarve, njofton Portalb.mk.

“Për shkak të madhësisë së lëndës dhe procedurës, aktvendimi është në fazë të afateve për ankesa nga palët, pas së cilës do të dorëzohet deri te Gjykata e Apelit – Shkup, për procedurën e mëtutjeshme”, thonë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.

Të kontaktuar nga Portalb.mk, avokatët e palës mbrojtëse, Mefail Arsllani, Asmir Alispahiç dhe Naser Raufi, thonë se ende nuk kanë ndonjë njoftim se kur pritet që Gjykatën e Apelit të caktojë seancë për shqyrtimin e ankesave ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë.

“Momentalisht nuk ka kurrfarë reagimi nga Gjykata e Apelit në lidhje me seancën për shqyrtimin e ankesave. Për këtë nuk ka afat, sigurisht kjo lëndë do të zgjatë më shumë. Në qoftë se duan të punojnë profesionalisht se është lëndë e madhe”, thotë avokati Arsllani për Portalb.mk.

“Nuk kemi marrë ende njoftim, ne i kemi ankimuar vendimet e Gjykatës së shkallës së parë dhe tani presim, nuk e di se kur do të mundej pasi që bëhet fjalë për lëndë të madhe”, thotë avokati Spahiç.

Përkthimi – arsye për mosdorëzimin e lëndës?

Avokati Naser Raufi, për Portalb.mk, thotë se arsyetimi i Gjykatës Themelore Shkupi 1 për mosdorëzimin e lëndës në Gjykatën e Apelit është “mospasja e kapaciteteve” për përkthim të lëndës.

“Nuk kemi kurrëfarë reagimi nga Gjykata e Apelit. 100 ditë presim dhe ende nuk është përkthyer aktgjykimi dhe kjo sjellë problem pa problem. Pret lënda te Gjykata Themelore dhe s’mund të dërgohet në Apel për arsye të përkthimit. S’paskan pasur kapacitet, jo-serioze. Të akuzuarit s’i kanë marrë vendimet me përkthim, por as në maqedonisht. S’janë dorëzuar aktgjykimet, vetëm për arsye që s’paskan kapacitet”, thotë Raufi për Portalb.mk.

Avokati Arsllani nga ana tjetër, thotë se përkthimi nuk është pengesë që Gjykata Themelore ta dorëzojë vendimin në Apel, pasi që e njëjta është procedurë administrative.

“Dërgimi i vendimeve me përkthim, është procedurë administrative që nuk e ndalon procesin në asnjë aspekt”, thotë Arsllani.

Nga ana tjetër, për Portalb.mk, nga Gjykata Themelore thonë se nuk është problemi te përkthimi, por te procedura, pasi që sipas tyre, lënda është shumë e madhe  dhe kërkon kohë.

“Nuk ka ndonjë afat se kur mund të kompletohet lënda dhe të dorëzohet në Apel. Kur të kompletohet, kur të gjithë do të dorëzojnë ankesa, atëherë do të dorëzohet. Nuk është problemi te përkthimi, lënda është e madhe, ka shumë avokatë, ka shumë të akuzuar, tani të gjithë fillimisht duhet që ta pranojnë vendimin, tani rrjedh afati prej 8 ditëve që të dorëzojnë ankesë, dhe pastaj kur të dorëzohet ajo ankesë kompletohet dhe dërgohet në Apel. Nuk është diçka që pritet, por është procedurë dhe duhet të respektohet që të plotësohet e drejta”, thonë nga Gjykata Themelore.

Ndryshe, më 2 nëntor u dha vendimi gjyqësor për rastin “Kumanova” me të cilin grupi që luftoi me forcat e sigurisë së Maqedonisë më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 në Lagjen e Trimave të Kumanovës, u dënua me 7 shekuj e gjysmë burg dhe 7 dënime me burgim të përjetshëm. Pas këtij vendimi të Gjykatës Penale kishte edhe protesta të shumta në Prishtinë, Tiranë, Shkup dhe diasporë.

Në lidhje me vendimin për burgim të “Grupit të Kumanovës” nga lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, u paralajmërua edhe formim i Komisionit Anketues në Kuvendin e Maqedonisë, megjithatë siç mësoi Portalb.mk kohë më parë nga deputetët shqiptarë një gjë e tillë pritet të ndodhë pasi që gjykimi i rastit të “Kumanovës” të kalojë në fazën e dytëSipas ekepertëve juridik që komisioni anketues për rastin “Kumanova” të ketë efekt duhet të kemi reformim të tërësishëm të gjyqësorit, veçanërisht të Këshillit Republikan dhe Këshillit të Prokurorëve Publik.

Për shkak se vazhdimisht është folur në opinion, por edhe nga vetë të dënuarit se ka dyshime për inskenim të këtij rasti nga ish pushteti i Nikolla Gruevskit, për të njëjtin është kërkuar edhe hetim ndërkombëtar nga Bashkimi Demokratik për IntegrimAleanca për Shqiptarët, është paralajmëruar nga Ministria e Punëve të Brendshmepresidenti dhe kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinajministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushatikryetari i Këshillit për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut, në Prishtinë, Behxhet Shalakryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti slloven Borut Pahor, thirrje të tilla ka pasur edhe nga eurodeputetët, zyra e të Drejtave të Njeriut në OKB, Kosovë, Shqipëri, figura të tjera politike dhe ekspertëve për çështjet e brendshme. Për të njëjtën deri më sot nuk është ndërmarrë asnjë hap.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button