Kush është Darko Kaevski, drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport?

Darko Kaeski është ekonomist i diplomuar, i lindur më 09.11.1989 në Shkup dhe momentalisht e kryen funksionin e drejtorit në Agjencinë për Rini dhe Sport, njofton Portalb.mk.

Ai ka marrë pjesë në disa forume dhe trajnime nën organizim të instituteve siç janë, IRI – Instituti Republikan Internacional, Momentum nga Bridania e Madhe, Fridrih Ebert nga Gjermania.

Karrierën e tij e fillon në vitin 2012 me punë në shoqatën gjeodezike.

Në vitin 2013 ai është zgjedhur për anëtar i Këshillit të Komunës së Kisella Vodës dhe njëkohësisht është emëruar për kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik Lokal me çka drejtpërdrejt ka marrë pjesë në miratimin e vendimeve për qytetarët lidhur me investimet kapitale në Komunën e Kisella Vodës.

Në vitin 2014 është bërë nënkryetar i të rinjve të LSDM-së, dhe e përfaqëson organizatën si anëtarë i plotë në korniza të Këshillit Nacional Rinor të Maqedonisë.

Kaevski ka certifikatë të nderit të lartë nga diplomacia kineze.

Ndryshe, Kaevski së fundi ishte në fokus të kritikave pasi që agjencia me të cilën ai udhëheq ka bërë skandal duke financuar botimin e një përmbledhje me poezi, të cilat përmbajnë diskriminim etnik ndaj shqiptarëve dhe seksisëm.

Nga ana tjetër, zëvendësdrejtori i tij, i cili vjen nga radhët e RDK-së, Gazmend Rustemi, tre ditë pas përhapjes së skandalit me poezitë anti-shqiptare dhe seksiste, u lajmërua duke u ankuar se agjencia nuk ka shqiptarë.
Më tej, ai ka ndjerë përgjegjësi dhe obligim moral që opinionin e gjerë ta njoftojë me rolin, peshën, dhe rëndësinë e kësaj Agjencie. Më në fund ai merret me akuzat e akademikut Izet Zeqiri drejtuar tij.

LEXO MË SHUMË:

Poezitë antishqiptare, me vonesë deklarohet edhe zv.drejtor i Agjencisë, Gazmend Ristemi: kritikon Izet Zeqirin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button