Spasovski: Është arrestuar sulmuesi i deputetit, Goran Milevski

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski mbrëmë deklaroi se është arrestuar personi i cili e ka sulmuar deputetin dhe liderin e Partisë Liberale Demokratike (PLD), Goran Milevski, transmeton Portalb.mk.

Ai theksoi se bëhet fjalë për personin P.V. nga Shkupi i cili është i njohur edhe më parë nga policia.

“E dini që kishte sulm ndaj deputetit dhe liderit të PLD-së, Goran Milevski. Po merren masa për zbardhjen e plotë të rastit. Ne e kemi identifikuar personin. MPB e ka konfirmuar identitetin. Personi është arrestuar në stacionin policor dhe në pajtim me rregullat e Prokurorisë Publike do të veprohet edhe më tej”, tha Spasovski.

Sipas tij, MPB pret nga Prokuroria Publike që t’i jetë drejtimet për zbardhjen e plotë të rastit dhe për zbulimin e motivit të sulmit.

Kryetari i PLD-së, Milevski: Më sulmuan për shkak se kam votuar ligjin për përdorimin e gjuhëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button