Milço Mançevski shpallet artist kombëtar në Maqedoni

Titullin artist kombëtar për vitin 2012 e fitoi regjisori maqedonas i njohur edhe në botë Milço Mançevski.

“Milço Mançevski do të marrë shpërblim në para nga fitimi i këtij titulli deri në fund të jetës prej 60.000 denarë në vlerë neto çdo muaj, ndërsa kontributet e tjera i mbulon Ministria e Kulturës”, tha Elizabeta Kançevska-Mileska.

Ministrja theksoi se Komisioni për vërtetimin e propozimit për artist kombëtar në përbërje Stojan Stojkov kompozitor, Danço Çevrevski profesor në fakultetin e arteve dramatike, Vllatko Stefanovski, akademik Luan Starova, akademik Vasko Tashkovski, pas shqyrtimit të fletëparaqitjeve vendosi se artisti maqedonas i plotëson kriteret e vërtetuara me ligjin për artist kombëtar.

Ajo tha se ky titull në pajtim me ligjin do të jepet në 8 shtator nga Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button