Ambasadori rus i priti përkrahësit e diplomatit të dëbuar (VIDEO)

Rreth pesëdhjetë qytetarë dhe anëtarë të partisë Maqedonia e vetme, sot pasdite u mblodhën para Ambasadës së Rusisë në Shkup për t’i dhënë përkrahje diplomatit rus i cili u dëbuar nga Maqedonia me vendim të Ministrisë së Punëve të Jashtme, në lidhje me rastin e helmimit të argjendit Skripal, transmeton REL,  përcjell Portalb.mk.

Në protestë u drejtua kryetari i partisë Maqedonia e vetme, Janko Baçev, i cili theksoi se “Maqedonia nuk dëshiron NATO-n”, por dëshiron të hyjë në Bashkimin Euro aziatik të Rusisë.

“Këtë lidhje të Maqedonisë me Rusinë nuk mund ta ndalojë askush”, tha Baçev.

Ambasadori rus në Maqedoni, Oleg Shçerbak, i priti pjesëmarrësit në protestë para ambasadës dhe i falënderoi për përkrahjen.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button