Poezitë skandaloze, Kaevski: Suspendohet udhëheqësi i sektorit, anëtarët e komisionit do të paguajnë për dëmin

Agjencia për Rini dhe Sport do të fillojë procedurë disiplinore dhe do ta suspendojë udhëheqësin e Sektorit për shkak lëshimeve të bëra me publikimin e përmbledhjes së poezive, që për shkak diskriminimit shkaktoi reaksione në opinion, transmeton Portalb.mk.

Komisioni i cili i ka zgjedhur poezitë më të mira ka vepruar në mënyrë joprofesionale dhe anëtarët e saj do të bartin përgjegjësi për publikimin e poezive me përmbajtje diskriminuese.

Drejtori i Agjencisë, Darko Kaevski në konferencë për media tha se përgjegjësi do të bartin edhe anëtarët e komisionit që e kanë bërë zgjedhjen e poezive sepse ato kanë pasur për detyrë të zgjedhin se cilat poezi do të botohen. Nga ato do të kërkohet edhe kompensim për dëmin prej 170 mijë denarëve, për shtypin 5.000 librash.

Kaevski nuk mendon të jep dorëheqje, por insiston që të hetohet rasti dhe të jepet përgjegjësia. Sipas tij, është konfirmuar punë joprofesionale te disa shkaktarë që kanë pasur rol aktivë rreth konkursit që ka çuar deri te publikimi i përmbajtjeve në të cilën ka diskriminim.

“Komisioni ka pasur për detyrë t’i zgjedh poezitë, përgjegjësinë do ta bartin anëtarët e tij. Agjencia do të fillojë procedurë dhe do të kërkojë kompensim të plotë nga ato”, tha Kaevski.

Poezitë antishqiptare dhe takimi Zaev – Kaevski: ja çfarë u vendos!

Poezitë skandaloze, “Ars Lamina”: Përfaqësuesit e Agjencisë i kanë miratuar përpara shtypjes

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button