A e dëgjon këngën e liqenit

Përkundet sulja në liqen midis valëve

Në shpirt thyhet jehona e këngës

A e dëgjon këngën e pulëbardhave o peshkatar

Se si rrëshqet midis valëve pas ndonjë peshku të artë

 

Jehona në shpirt jehona në gjak bardh

ndarjet pelin dhe një guxim në breg

 

A e ndjen largimin e barkave lamtumirëse

Kur pulëbardhat vrapojnë pas tyre në kaltëri

Gëzimin e valës së ngrohtë midis syve

Një vrap prej ngjyrës një dështim gjaku

 

Sa të largët e paske lirën

Kurse gjëma të dëgjohet deri te burimet

Një grumbull i madh gurësh nën hijen e mollës

Në kopshtin e gurtë në ishullthin e liqenit

Dhe kjasina që e ushqen përroin e etjes

Një zë shumë zëre buzë liqenit

Një dëshirë shumë dëshira në brigjet e ftohta

Një kujtim në vazon me lule që e ke ujitur për mëshirë

Një shikim aq i lehtë kah vrapimet

E aq i rëndë e brutal

Dhe pulëbardhat që i përzë terri

Në thellësitë e të panjohurës

 

Poezi nga Asllan SELMANI
Zgjodhi Xhabir AHMETI

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button