Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Gjoko Popovski sot në seancë gjyqësore për rastin “Treqind”

Në Gjykatën Penale sot duhet të mbahet seancë gjyqësore për rastin “Treqind” të Prokurorisë Speciale Publike, transmeton Portalb.mk.

Në një nga seancat e kaluar janë dëgjuar dëshmitarë që kanë qenë të punësuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe një pjesë e Komisionit për furnizimin e veturave, që e shpjeguan procedurën rreth furnizimit.

Ata si dëshmitarët paraprak shpjeguan se furnizimi ishte i ndarë në tri pjesë si dhe shpjeguan karakteristikat e automjeteve të cilat ishin marrë për nevojat e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Sipas aktakuzës, Popovski është i akuzuar për furnizim joligjor të 300 veturave për nevojat e MPB, gjegjësisht për dëmtimin e buxhetit shtetëror për 453.560 euro.

Larje parash në Maqedoni, “Tabela”, “Treqind”, “Total” dhe “Tifani” rastet e reja të PSP-së (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button