Gabimi i të gjitha vajzave është eleminimi i këtij hapi të rutinës së bukurisë!

Rutina e bukurisë varet, fillimisht, nga vetë personi. Jo të gjithë e nisin dhe e përfundojnë ditën njësoj. Dikush fokusohet tek pastrimi i lëkurës, të tjerë përdorin çdo maskë të mundshme për ruajtjen e freskisë…Por, në përfundim të ciklit ditor, të gjithë drejtohemi drejt këtij hapi të thjeshtë: pastrimi i përgjithshëm i fytyrës, shkruan Bordo.al. 

Nëse përdorim krem ton, nuk mendohet të shkjmë në shtrat pa eleminimin e lëndës nga lëkura. Megjithatë, ndodh shpesh që vajzat të mos pastrojnë grimin nga sytë. Pastrimi i përgjithshëm nuk do të thotë që të mos fokusohemi në këtë zonë në veçanti. Duket se kemi mbaruar punë me sytë,edhe pse në fakt është pjesa së cilës duhet t’i përkushtohemi më shumë me pastrim të hollësishëm. Sipas ekspertëve, shmangia e një hapi të tillë sjell irritimin e lëkurës në tërësi.

‘Një kujdes i tillë do të shmangë plakjen e parakohshme në zonën rreth syve. Mos u habisni nëse pikasni rrudha në moshë fare të re; të jeni të sigurta që kjo vjen si pasojë e papastërsisë së syrit”, thotë një nga dermatologet e përkushtuara studimit. Këshillohet përdorimi i pastruesve të gatshëm, ashtu sikurse mund të drejtoheni fare mirë tek produktet natyrale, si vaji i ullirit apo vaji i kokosit. E rëndësishme është që të mos kaloni orë në gjumë me sy ende të grimosur. Ne ju paralajmëruam…

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button