Gruevski: E kam pyetur anëtarin e sigurimit tim, më tha se me 27 prill në telefon ka biseduar me bashkëshorten dhe vëllain

Në lidhje me akuzën për ngjarjet e 27 prillit ku thuhet se protestuesit janë mobilizuar pasi që kanë marrë ftesë nga anëtari i sigurimit të Nikolla Gruevskit, ish-kryeministri tha se mbrojtësi i tij atë ditë në telefon ka biseduar vetëm me familjen e tij që është jashtë shtetit, transmeton Portalb.mk.

“Kur u publikua se anëtari i sigurimit tim ka pasur telefonatë me 27 prill nga Vjena, unë e kam pyetur dhe më ka thënë se si çdokush që shkon për udhëtime jashtë vendit, ka biseduar me familjen e tij. Po të kishte D të dëshmive kundër meje nuk do të ishin këtu, që do të thotë se edhe ato që i kanë arrestuar janë të pafajshëm. Publikimi i informatave me detaje nga aktakuza për “të enjten e përgjakshme” jo vetëm që është menduar, por është bërë që të publikohet në faza”, tha Gruevski para gazetarëve, pasi doli nga seanca ku ishte për rastin “Titanik”.

Ai nuk deshi të përgjigjet se kush e ka dhënë urdhrin.

“Është urdhëruar nga ai që ka interes dhe të mos flas për gabimet e tij”, tha Gruevski.

KOD publikoi SMS e Veljanovskit: Me 27 prill intensivisht ka komunikuar edhe me Vesel Memedin dhe Talat Xhaferin

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button