Masa vetëm në letër: Institucionet e nxisin ndotjen (VIDEO)

Shkupi edhe më tej mbetet një ndër qytetet më të ndotura në botë, nga 360 ditë në vit,  kryeqyteti i vendit ka qenë i ndotur mbi kufirin e lejuar madje qindra ditë. Vetëm për krahasim; edhe qytetet për të cilat se ka perceptim se janë qytetet më të ndotura në botë kanë vlera më të ulëta të grimcave PM 10. shkruan Scoop.al, transmeton Portalb.mk.

Sipas indeksit botëror të cilësisë së ajrit, qyteti më i ndotur me 217 PM 2.5 në metër kub është qyteti iranian Zabol. Pas tij vijojnë qyteti Kvalior në Indi 176, Alhabat në Indi me 170, Riad në Arabinë Saudite me 156 dhe Alxhubail me 153. Ato janë top pesë qytetet me ndotje më të madhe. Arsyeja se pse në këtë listë nuk gjendet edhe Shkupi nuk është se ai është më pak i ndotur, por se në këtë listë nuk janë përfshirë matjet nga Evropa Lindore.

Sipas iniciativës joformale të qytetarëve Skopje Smog Alam, në kryeqytet në ditët e para të muajit shkurt tashmë janë tejkaluar limitet e ndotjes të cilat vlejnë në Bashkimin Evropian. Sipas këtyre limiteve më shumë se 35 ditë në vit një vendbanim mund të ketë ndotje mbi kufirin e lejuar, kurse Shkupi më shumë se 40 ditë ka qenë më i ndotur mbi kufirin e lejuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button