Lideri verikorean “emocionohet thellë” në koncertin e muzikantëve të K.Jugore

Lideri verikorean, Kim Jong Un ka thënë se është “emocionuar thellë” nga interpretimi i një grupi jugkorean të muzikës pop, në një vizitë të rrallë në Phenjan.

Pjesëmarrja e Kimit dhe gruas të tij si dhe ish-këngëtarit, Ri Sol Jun në koncertin e ashtuquajtur koncerti pop K, ka dhënë një tjetër shenjë për përmirësim të marrëdhënieve në mes të rivalëve në gadishull pas disa viteve të tensionuara për shkak të programit bërthamor të Koresë Veriore, transmeton REL.

Kjo ngjarje ka shënuar herën e parë prej kur lideri verikorean i është bashkuar një koncerti të tillë të interpretuesve jugkorean.

Kim ka duartrokitur dhe “ka shprehur falënderime të shumta drejt tyre”, ka raportuar agjencia e lajmeve KCNA.

“Ai ka thënë se është emocionuar thellë teksa ka parë si është vlerësuar performanca dhe është thelluar të kuptuarit e artit popullor të palës së Jugut”, ka raportuar KCNA.

Grupi prej 120 anëtarëve ka mbajtur një koncert më 1 prill dhe ka planifikuar një tjetër për datën 3 prill.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button