Pas demantit të Pilakovskit, kuptohet se kush i ka shkruar poezitë antishqiptare të Agjencisë për Rini

Aleksandar Bllazhevski, matematikani i cili ka marrë tre medalje të bronzit në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës në Stamboll, Hong Kong dhe Toronto është autor i poezive në përmbledhjen “Poetë të rinj”dhe se e ka përdorur emrin e Daniel Pilakovskit, sepse nuk i ka plotësuar kushtet e konkursit të Agjencisë për Rini dhe Sport për financim të tij, transmeton Portalb.mk.

“Në konkurs u kërkuan dy kushte, njëri që të mos kemi pasur përmbledhje të poezive të cilin e plotësova, kurse e dyta ishte që të jemi deri 29 vjet, kurse unë u ndjeva i diskriminuar në 41 vjetët e mia, u ndjeva i heshtur nga botuesit të cilët nuk treguan interes për krijimin tim”, tha Bllazhevski për “Nova TV”-në.

Bllazhevski, nuk mendon se do të ketë padi penale ndaj tij për shkak të përdorimit të emrit të dikujt tjetër pasi që sipas tij “përdorimi i pseudonimit nuk është diçka e re në literaturë, ku shembulli më interesant është nobelistja franceze Zhorzh Sand”.

Ai gjithashtu thotë se në poezitë e tij nuk ka gjuhë të urrejtjes dhe diskriminim dhe për atë kanë qenë të aprovuara. Sipas tij neni 7 i ligjit për shpifje dhe ofendim nuk përkap veprat artistike.

Përndryshe, për shkak të poezive të Bllazhevskit të cilat mbajnë emrin e Daniel Pilakovskit, “E punësuar partikisht” dhe “Fqinjët e mi”, AMC-ja ka ndërprerë shpërndarjen e librit.

Nga ana tjetër, Pilakovski deklaroi se emri i tij ka qenë i keqpërdorur dhe se ai është antitalent për të shkruar.

“Emri im është keqpërdorur. Unë jam një antitalent për të shkruar, nuk jam asnjëfarë shkrimtari”, ka thënë Pilakovski.

Përndryshe, publiku në Maqedoni ka qenë dëshmitar i disa fotografive të cilat përmbajnë vargje albanofobe dhe që përmbajnë fjalën “shiptari”. Edhe pse u kërkua dorëheqje e Darko Kaevskit, redaktor i librit dhe drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, e njëjta nuk ndodhi. Ai në një konferencë për media ka thënë thënë se personalisht kundërshton dhe e konsideron se është një publikim me përmbajtje diskriminuese. Vargjet përplot albanofobi, janë pjesë e librit i cili është botuar në 5 mijë kopje, ndërsa në njërën nga “poezitë” radhiten në mënyrë përçmuese disa profesione të cilat gjoja u përkasin fqinjëve shqiptarë të autorit të poezisë.

Skandali i Agjencisë për Rini: poezi antishqiptare, drejtori arsyetohet por nuk dha dorëheqje (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button