Këshilltari i Pacollit: Do t’i kërkojmë sqarime Turqisë për deklaratat e Erdoganit

Jetlir Zyberaj është zyrtari i parë i Ministrisë së Punëve të Jashtme që i ka reaguar deklaratave kërcënuese të Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan. Ai ka thënë se do të kërkojnë llogari nëpërmjet kanaleve diplomatike për deklaratat e presidentit turk. Duke reaguar për kërcënimin për rrëzimin e Qeverisë, Zyberaj ka shkruar se Kosova nuk lejon asnjë shtet tjetër të përzihet në punët e brendshme të Shtetit përfshirë edhe rrëzimin e Kryeministrit.

“Turqia është vend mik i Kosovës, vend që e ka mbështetur dhe e mbështet Kosovën në vazhdimësi.  Nëpërmjet kanaleve diplomatike në ditët në vijim do të sqarojmë arsyet e deklaratave të bëra nga presidenti Erdogan, në pajtim me marrëdheniet e mira që kemi si dy shtete dhe të parimeve të barazisë së shteteve sovrane dhe mos-përzierjes në punët e brendshme”, ka shkruar Zyberaj, në një reagim në FB.

“Ne jemi të përkushtuar të kultivojmë marëdhëniet ndërshtetërore me të gjithë partnerët ndërkombëtare dhe me Turqinë mike.  Dihet fare mire se Kosova është e hapur për bashkëpunim dhe dialog me Turqinë ne llë secilen fushë, pa pasur nevojë për interferim në punët e brendshme.  Kosova ka institucionet e veta dhe ato udhëhiqen me pergjegjesi dhe respekt nga udhëheqësit e zgjedhur me votën e popullit”, ka shtuar ai.

Reagimi i Zyberajt ka ardhur pas kërcënimeve të Erdoganit drejtuar Ramush Haradinajt, pasi ky i fundit shkarkoi nga pozita e Ministrit Flamur Sefajn dhe Driton Gashin e AKI’së. Këta dy kishin marrë pjesë dhe ishin në dijeni për operacionin e inteligjencës turke në arrestimin e gjashtë gylenistëve, të cilët pastaj u dëbuan në Turqi.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button