Forum për parandalimin e korrupsionit

Sot në ora 10:45 në hotelin Karposh të Shkupit do të mbahet forum me titull “Parandalimi i korrupsionit i nxitur nga bashkësia afariste përmes vendosjes së praktikave etike afariste”.

Fokusi i forumit do të jetë drejt diskutimit të hapur për tashmë dokumentet e vendosura dhe dhënien e rekomandimeve për aktivitete të ardhshme me qëllim të përmirësimit të rrethimit afarist në RM.

Forumi është pjesë e aktiviteteve të Komisionit shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) i cili në bashkëpunim me Binznes konfederatën e Maqedonisë (BKM) zbatojnë aktivitete dhe praktika të cilat janë në drejtim të parandalimit të korrupsionit në sektorin afarist. Qëllimi i forumit është të prezantohen rezultatet e hulumtimit në të cilin punuan të dyja organizatat dhe të prezantohen konkluzionet.

Vendosja e Kodit etik afarist në kompanitë e Maqedonisë është njëra nga mënyrat me të cilat dëshmohet zbatimi i politikës pozitive dhe etike, por edhe mundësia për parandalimin e korrupsionit. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button