Skandal tjetër: shkrimtari mohon të ketë shkruar vargjet antishqiptare të Agjencisë për Rini

Shkrimtari, emri i të cilit është vendosur në përmbledhjen e poezive “Poetët e rinj” që kanë përmbajtje antishqiptare e Agjencisë për Rini dhe Sport, Daniel Pilakovski për “Nova TV”-në ka mohuar të ketë shkruar vargjet në fjalë. Ai madje thotë se emri i tij është keqpërdorur, transmeton Portalb.mk.

“Emri im është keqpërdorur. Unë jam një antitalent për të shkruar, nuk jam asnjëfarë shkrimtari”, ka thënë Pilakovski.

Përndryshe, nga dje publiku në Maqedoni ka qenë dëshmitar i disa fotografive të cilat përmbajnë vargje albanofobe dhe që përmbajnë fjalën “shiptari”. Edhe pse u kërkua dorëheqje e Darko Kaevskit, redaktor i librit dhe drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport, e njëjta nuk ndodhi. Ai në një konferencë për media ka thënë thënë se personalisht kundërshton dhe e konsideron se është një publikim me përmbajtje diskriminuese. Vargjet përplot albanofobi, janë pjesë e librit i cili është botuar në 5 mijë kopje, ndërsa në njërën nga “poezitë” radhiten në mënyrë përçmuese disa profesione të cilat gjoja u përkasin fqinjëve shqiptarë të autorit të poezisë.

Skandali i Agjencisë për Rini: poezi antishqiptare, drejtori arsyetohet por nuk dha dorëheqje (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button