Sërish shi, ka mundësi edhe breshër

Për sot, të martën më 22 maj, meteorologët paralajmërojnë mot të vranët dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, me bubullima dhe erë të fortë, veçmas rreth mesditës.

Në viset lindore të vendit lokalisht ka mundësi të bie breshër.

Temperaturat do të lëvizin prej 11 gradë në pjesën perëndimore deri në 21 gradë celsiusë në pjesën jugore të vendit. Në pjesën lindore të Maqedonisë, parashihen që temperaturat do të lëvizin rreth 13 gradë, ndërsa në pjesën qendrore, kryeqytetin Shkup dhe në pjesën jugperëndimore, temperaturat do të lëvizin rreth 18 gradë celsiusë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button