Ibrahimovic shkëlqen në debutimin e tij në SHBA

Ylli suedez Zlatan Ibrahimovic, i cili në ndeshjen e parë që doli me ekibin e ri të tij, Los Angeles Galaxy, shënoi 2 gola, tha se me performancën e tij ka përmbushur pritjet e tifozëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Pasi që ishte ndarë nga radhët e Manchester United, 36 vjeçari u transferua në klubin e Ligës së Parë të Futbollit Amerikan, Los Angeles Galaxy, ku karrierën në këtë vend e filloi shumë mirë.

Ai hyri në lojë në minutën e 71, në ndeshjen kundër Los Angeles, me golat që i shënoi në minutat 77 dhe 90, luajti rol të rëndësishëm që klubi i tij të fitojë ndeshjen 4-3, të cilën ishte duke humbur 3-0.

Ibrahimovic në deklaratën e tij për shtypin amerikan, tha se “Kur ishim duke humbur 3-0 prita me padurim që të hyj në lojë. Desha të bëhem një shembull për dashamirët e rinj të futbollit në stadium duke shënuar gola të çmendur. Tifozit donin Zlatanin, unë iu dhashë atyre Zlatanin”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button