Mediat e huaja pasqyrojnë aksidentin tragjik në Himarë

Lajmi për aksidentin tragjik në Himarë është pasqyruar edhe në mediat e huaja, përfshirë ato më prestigjozet si BBC e CNN, si dhe tek ato italiane apo dhe mediat në rajon.
 
“Students killed in Albania bus crash”, është titulli i lajmit tek faqja e internetit e BBC, ku në brendësi të lajmit theksohet se “11 vetë humbën jetën dhe 22 të tjerë u plagosën pasi një autobus ra në humnerën e një shkëmbi në jug të vendit”. Lajmi në ëeb site-n e rrjetit informativ britanik shoqërohet me një foto që përmban hartën e Shqipërisë ku është përcaktuar me saktësi vendndodhja e Himarës.
 
Të njëjtin titull mban edhe lajmi për tragjedinë i pasqyruar në CNN dhe i vendosur në plan të parë të ëeb site-t. Lajmi këtu është më i përditësuar, megjithatë në rrjeti amerikan numri i vitkimave është 12. Aksidenti është transmetuar edhe në agjencinë prestigjoze franceze “AFP”, si dhe në atë italiane “ANSA”, me titullin: “Shqipëri, autobusi në humnerë, viktima”.
 
Lajmi është publikuar edhe në formë “flash” në faqen e internetit të së përditshmes “Corriere della Sera”, me titullin “Shqipëri, autobusi me studentë në humnerë”. Edhe mediat kosovare dhe ato maqedonase i kanë kushtuar vëmendje këtij aksidenti tragjik.
 
12 studentë dhe drejtuesi i një autobuzi me të cilin ato udhëtonin humbën jetën në një aksident të rëndë në Qafën e Vishës në rrugën Vuno – Himarë. 21 studente të tjera u plagosën rëndë kur autobuzi doli nga rruga dhe përfundoi në një greminë 80 metra të thellë. /oranews/

Lajme të ngjashme

Back to top button