Mëngjesi ideal i së dielës: Tost (super i shijshëm) Francez!

Dita e shtatë e javës. Ndalesa e fundit para nisjes së një tjetër cikli. Zgjohemi në mëngjes dhe pavarësisht kohës, ndjehemi të motivuar vetëm prej faktit se është e diel! E dimë fare mirë se sot mund ta marrim gjithçka shtruar, pa e vrarë mendjen shumë për ngarkesën e javës në vijim, shkruan Bordo.al. 

Një ditë nis mbarë me vaktin e parë ideal. Mëngjesin më në fund kemi mundësinë ta shijojmë pa rendur në punë apo pas të tjera angazhimeve. Kështu, kërkojmë një pjatë perfekte, që orët në vijim të rrjedhin ashtu siç duhet.

Sugjerimi ynë për këtë të diel është një recetë e thjeshtë, por tejet e veçantë: Tosti Francez. Një ndërthurje shijesh, e ëmbël dhe e kripur, për t’ju bërë ta shijoni në maksimum këtë nisje dite. Ja receta drejt lumturisë!

Përbërësit
1 lugë çaji kanellë
2 lugë gjelle sheqer
4 lugë gjelle gjalp
4 vezë
1/4 filxhan çaji qumësht
1/2 lugë çaji ekstrakt vanilje
8 feta bukë të holla (për tost)
1/2 filxhan shurup i ëmbël

Përgatitja
Në një enë të vogël, përzieni sheqerin dhe kanellën dhe lërini mënjanë. Shkrini gjalpin në nxehtësi mesatare. Përzieni miksin e sheqerit dhe kanellës, me vezët, qumështin dhe vaniljen. Zhytini bukët në këtë përzierje dhe  skuqini nga të dyja anët në tiganin ku keni shkrirë gjalpin. Shërbejini me shurup të ëmbël.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button