Aeroplani i “Wiz air” ka ateruar me sukses edhe pse një motor i ka dështuar

Pesë minuta para aterrimit në aeroportin e Shkupit ka ndalur së punuari njëri motor i aeroplanit “Wiz Air” i cili ka fluturuar në relacion Bazel- Shkup, natën mes të enjtes dhe të premtes, në ora 00:15. Por, piloti i aeroplanit me sukses dhe sigurt pa asnjë pasojë për udhëtarët ka aterruar në aeroportin e Shkupit, konfirmojnë për MIA-n, nga Agjencia për aviacion civil, përcjell Portalb.mk.

Ekipi i pilotëve ka kryer procedurën standard për raste të tilla, ka bërë disa rrotullime mbi aeroportin e Shkupit për përgatitje të konfiguracionit të aeroplanit dhe me sukses kanë aterruar.

“Për ngjarjen që ndodhi më 30 mars, në orën 00:15 sipas kohës lokale në aeroportin Internacional në Shkup, në fluturimin Bazel-Shkup ju informojmë se në fazën e aterrimit aeroplanit i ka dështuar njëri nga dy motorët pa pasur mundësi për ngritje të serishme. Piloti e ka deklaruar gjendjen e jashtëzakonshme dhe ekipet e aeroportit kanë reaguar në kohë me çka pa asnjë problem për udhëtarët aeroplani ka ateruar me sukses në pistë”, sqarojnë nga Agjencia për aviacion civil.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button